×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vdes një person dhe regjistrohen shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 14:53

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

    Kurse nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    “Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!