Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, qëndroi sot për një tubim elektoral në Deçan.


Para simpatizantëve të PDK-së në këtë zonë të Dukagjinit, ai kërkoi votën tek deçanasit duke iu folur se cila është rruga e fitores për një mirëqenie më të mirë për ta, njofton Klan Kosova.

”Edhe Deçani e merr drejtimin e duhur me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo është rruga e fitores së Kosovës. Kjo është rruga e krijimit të një mirëqenie më të mirë dhe e hapjes së një perspektive më të madhe. Kosova fiton duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke u integruar në familjen euroatlantike, jo duke u konfrontuar me miqtë tanë. Kjo sjellë pasiguri dhe izolim për Kosovën. Me Amerikën në krah, Kosova është më e fortë në këmbët e veta dhe do të ecë e sigurt në rrugën e saj të suksesit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112. #PDK1123”, përfundon ai përmes facebook.

Reklamë