Krzysztof Piatek ka thënë se tani është në gjendje të mirë fizike dhe se tifozët e Milanit do të festojnë shumë gola të tij edhe këtë edicion
Sulmuesi polak ka hasur në vështirësi në këtë fillim të sezonit me Milanin, por ka paralajmëruar se forma e tij fizikë është mirë tani, shkruan Reporteri.net
Edicionin e kaluar ai realizoi 30 gola, ndërsa këtë sezon ai përsëri synon që të arrijë një shifër të lartë të golave me Rossonerët.
“Vjet isha me fat? 30 gola nuk i realizon një futbollist me fat, maksimumi 8-9 gola. Vuajtja fizikisht në fazën përgatitore, por tani do ta shihni,” ka thënë Piatek. /Reporteri.net/