Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është kthyer në Zvicër, ku është bashkuar me familjen e tij.
Ai si arsye për mos qëndrim në Kosovë ka dhënë mos mundësinë që fëmijët t’i bashkohen në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10163352906375153/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARD6yWp3B4ab-1rT1sxTIyI1Lc4nL5BIAzBadQWWD5TILbKfcilN8JIAIVrbUglwcQIXU_JGw6GOTB4lbbQvfVZBo3L6Apik6Lyu9r5C3tAWIrKOWcik8cMku6sbEI_ysnb6gEtI1Jc2zR9jL7zWIDBe9NqBXnzDdbFPPL_DnmZogc5hmpeNIhB86_MsuTc-I1EzfNfxDiUy5flveYY-AheHHG2bmVvntTCNgobnDoxt3piPNCwtckzNCaazm3RwFgJJqTONzxRTIPqlobHKItWDsZIqlJa4KANfHqjsJmKl2LaYz5ThQenehyOQLvb1RrRTmZ5GXLeXGdi6yFYmKiI39ZyIMIlLQDaM8E95LPWwdJkG&__tn__=-R
Kujtojmë se ardhja e Pacollit në Prishtinë ngjalli jo pak reagime, pasi Ministria e Shëndetësisë tha se ai do të futet në karantinë. Situata u tensionua më shumë kur u.d. ministri i Brendshëm, Xhelal Sveqla, deklaroi se Pacolli do të arrestohet nëse nuk respekton rregullat. /Reporteri.net/.