×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i shkruan disa herë Mogherinit lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 10:40

    Autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dje Marjan Gjokajn, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Ai ka qenë duke u kthyer në Kosovë dhe ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, shkruan Reporteri.net, në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga Policia serbe.


    Reporteri ishte media e parë që ka raportuar për këtë arrestim dhe rastin mbrëmë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli.

    Ndërkaq lajmin për arrestimin e Marjan Gjokaj e ka dhënë edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli dhe i njëjti ka shkruar edhe sot se e ka njoftuar disa herë Federica Mogherinin lidhur me këtë ngjarje dhe ka kërkuar nga BE’ja që të ndërhyjë në mënyrë që të ndalojnë këto veprime të Beogradit.

    Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se i ka shkruar sot disa herë përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherinit, lidhur me arrestimin e zyrtarit kosovar në Serbi, Marjan Gjokaj.

    “Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore”, ka shkruar Pacolli.

    Ai i ka bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi.

    “Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.”, ka paralajmëruar Pacolli.

    Dje, ishte njoftuar se kosovari Gjokaj ishte arrestuar derisa po kthehej në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!