×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme konfirmon arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 22:19

    Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli ka konfirmuar se është arrestuar në Serbi kosovari, Marjan Gjokaj nga Gjakova. 


    “Po është arrestuar”, ka deklaruar shkurt Zyberaj për Reporteri.net.

    Reporteri.net është media e parë që raportoi sonte në mbrëmje për arrestimin e Gjokajt.

    Ai ka qenë duke u kthyer në Kosovë dhe ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga Policia serbe, shkruan Reporteri.net.

    Marjan Gjokaj është udhëheqës i një divizioni në Administratën Tatimore të Kosovës në Gjakovë.

    Motivet e arrestimit të Gjokajt nga autoritet serbe ende nuk dihen. /Reporteri.net/.

    Arrestohet në Serbi një ish-pjesëtar i UÇK-së

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!