Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën njerëzit e tyre nga Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të hapë qendra vaksinimi në secilën lagje, pasi situata me Covid-19 duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.
Shkrimi i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm.
Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë. Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagje dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë.
Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë.
Theksojmë se vetëm në mbrëmjen e së martes Covid-19 u ka marrë jetën 4 viktimave të moshave të reja./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.