×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi po merr jetën e të rinjve në Kosovë, vdes edhe një 38 vjeçar nga Deçani

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 23:18

    Ditë e kobshme sot për Kosovën teksa është raportuar për disa viktima në moshë të re nga COVID-19.


    Një 38-vjeçar ndërkaq së fundmi është raportuar se ka vdekur në Deçan si pasojë e COVID-19

    Bëhet fjalë për A.T nga kjo komunë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mediat lokale atje.

    Po ashtu gjatë mbrëmjes së sontme kanë vdekur edhe dy të rinj të tjerë dhe një fëmijë 2 vjeçar.

    Një 22-vjeçare nga Gjilani ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

    Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por që e njëjta është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.

    “Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.

    Rasti tjetër i pasdites të së martës ndodhi në Viti.

    Besir R. nga fshati Mogillë e Vitisë, nuk ka arritur që ta përballojë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, përmes një njoftimi mortor në rrjetin social Facebook.

    Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës, që i bie në ora 13:00.

    “Me Dhimbje te madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID -19 ka ndërruar jetë vëllai Besiri”, ka shkruar ai.

    Vitktimë gjatë të martës mbrëma ishte edhe një fëmijë i moshës dy vjeçare, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Dy-vjeçari përveç se ishte me virus, ai kishte edhe probleme tjera shëndetësore.

    “Ka vdekur një fëmijë dy vjeç në Pediatri të QKUK-së. Fëmija ishte i prekur nga Covid-19 dhe fatkeqësisht kishte edhe diagnoza të tjera”, thuhet në postimin e bërë nga gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!