×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli shtron iftar në shtëpinë e tij për këshilltarin e Erdoganit, Sabri Demirin

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 13:37

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pritur në shtëpinë e tij për iftar, Sabri Demirin i cili është këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


    Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Sabriu është meritor për arritjet e rëndësishme në marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Turqisë.

    “Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin. Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjen e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën”, ka shkruar Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!