×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Pacolli statusin për tagjedinë afër Badocit e shkroi me ChatGPT, u bë horë duke publikuar edhe komunikimin me AI

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 18:57

    Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë afër liqenit të Badocit ku mbetën të vdekur tre persona, kanë reaguar krerët e shtetit e kryetarët e partive, duke shprehur ngushëllimet e tyre përmes statuseve në rrjetet sociale.

    Postim për rastin e rëndë ka bërë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Por ky i fundit statusin në Facebook e ka shkruar me ChatGPT, dhe padashje komunikimim me Intelegjencën Artificiale e ka publikuar në Facebook.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar postimin e parë ku shihet si Pacolli e ka shkruar statusin për tragjedinë me ChatGPT, dhe më pas ai e ka fshirë bisedën me AI.

    Ndryshe aksidenti tragjik ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit.

    Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të vdekur.

    Nga Policia e Kosovës thanë për Gazetën Online Reporteri.net se vdekja e tyre u konstatua nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

    Shkaqet e këtij aksidenti fatal ende s’janë bërë zyrtare nga Policia.

    “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!