×
  • Lajme
  • Lajme

    Pahor porosit Kosovën dhe Serbinë: Zgjidhni çështjet përmes dialogut, formoni Asociacionin

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 22:03

    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë nga Beogradi të shtunën në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se si mik i madh i të dyja palëve, i vjen keq që niveli i besimit ka rezultuar të jetë më i ulët se më parë dhe se dialogu nuk ka çuar te zgjidhja që të gjithë e donin, raporton RTV.

    Pahor ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do t’i dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.

    “Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai.

    Së treti, siç deklaroi Pahor, nëse duam që procesi i njohjes të jetë i besueshëm, duhet formuar Asociacioni.

    “Disa gjëra janë dakorduar dhe nënshkruar nga të dyja palët, por nuk janë zbatuar – sa herë që kam ardhur në Prishtinë, u kam thënë miqve të mi se Asociacioni duhet të formohet nëse duam që procesi të jetë i besueshëm”, tha Pahor.

    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Më 7 shtator, Pahor do të vijë për vizitë në Kosovë, përcjell Reporteri.net.

    Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë.

    Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!