Pallaska për Kurtin: Duhet të futet në karantinë, është i rrezikshëm për të tjerët

Avokati i njohur Dastid Pallaska, ka kritikuar në mënyrën indirekte shefin e ekzekutivit, kryeministrin Albin Kurti, për vendimin e fundit për të shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, Agim Veliun. Kjo pasi që sipas tij po provokohet shpërbërja e Qeverisë në një kohë kur është duke u kërcënuar seriozisht shëndetit publik i qytetarëve.


Madje Pallaska ka edhe një propozim, për të gjithë ata politikanë, duke iu referuar në mënyrë indirekte Kurtit, që bëjnë këso veprimesh ”të futen në KARANTINË sepse paraqesin rrezik për vetën dhe të tjerët”.

Postimi i plotë i Pallaskës:

Politikanët që provokojnë shpërbërjen e Qeverisë në kohë kur është kërcënuar seriozisht shëndeti publik i qytetarëve, duhet të futen në KARANTINË sepse paraqesin rrezik për vetën dhe të tjerët.