×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje kur kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit nxirret me pranga në duar

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 13:39

    Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm që u zhvillua në disa lokacione në Kosovë, ku dy prej tyre janë zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni i sotëm është vazhdimësi i atij të nisur më 21 dhjetor të vitit të kaluar për dyshime për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës së disa zyrtarëve, lidhur me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në mesin e të arrestuarve është kryeinspektori i MI-së, Bedri Halimi.

    Ai është parë duke u nxjerrë i prangosur nga objekti i kësaj ministrie.

    Halimi ishte përmendur edhe në vitin 2019 nga organet e hetuesisë. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Kujtojmë se, Policia e Kosovës javë më parë kreu një aksion në Shtërpcë për ndërtime pa leje dhe korrupsion, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre edhe Bratisllav Nikolliq, ish kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!