×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku u gjet trupi i djegur i Qerim Kelmendit

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 14:15

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelemendi.


    Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

    Për këtë rast të rëndë ka folur Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë, i cili thotë se vëllait të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

    “Ka ndodhur diku pas orës 01:25, këtu afër shtëpisë, një pritë mirë e përgatitur, e kanë ekzekutuar një herë dhe më pas djeg makinën”, ka thënë Osmani.

    Ndërkohë, janë bërë publike fotografitë e vendit është gjetur pa shenja jete trupi i të ndjerit, Qerim Kelmendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!