×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE pas aksionit të policisë në Zubin Potok: Shok bomba përgjatë rrugës, vetura të dëmtuara, barrikada e larguar

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 11:29

    Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të gjerë në nivel vendi, të përqëndruar në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dhjetëra serbë të dyshuar për përfshirë në krim të organizuar dhe kontrabandë.


    Në Zubin Potok, policia ka hasur në rezistencë, dhe i është dashur të përdor forcën, duke përfshirë edhe armët.

    Me këtë rast raportohet për dy serbë të plagosur e edhe të paktën katër pjestarë të policisë, raporton reporteri.net.

    Policisë së Kosovës i është dashur që të ndërhyjë edhe për largimin e një barrikade në Zubin Potok e cila ishte vendosur në rrugë për të penguar policinë të kalojë në caqet ku kishte për të arrestuar të dyshuarit.

    Mediat serbe kanë publikuar pamje nga Zubin Potoku pas aksionit të policisë atje. /reporter.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!