×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të reja ku pretendohet se policia përdori sprej edhe ndaj fëmijëve në Kamenicë

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 16:41

    Një përplasje ka ndodhur sot mes banorëve të fshatit Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës dhe zyrtarëve policorë, kjo si pasojë e kundërshtimit të banorëve për mbylljen e shkollës në këtë fshat.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje ku shihen disa prindër duke mbajtur në krahë fëmijët e tyre, të cilët pretendojnë se policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

    Në videon shihet se si një prind e mban vajzën e tij në krahë dhe e dërgon tek një krua për t’ia larë sytë, ndërsa vëllau i vajzës dëgjohet duke thënë se “kqyre çka i kanë bërë motrës time”.

     

    Ndërsa në një video tjetër shihet se si një fëmijë është i shtrirë në veturë dhe mbahet nga nëna e tij, ndërsa babi e ndalë veturën dhe i drejtohet policisë duke i thënë “kqyre çfarë m’i keni bërë qikes, marre duhet me ju ardhë. A keni fëmijë?”.

     

    Reporteri.net sot gjatë ditës publikoi pamje ku shihet disa banorë të Shipashnicës përfunduan në spital.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!