×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia detyron partitë politike të shtyjnë Kuvendet Zgjedhore

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 16:09

    Pesë parti politike, njëra prej tyre parlamentare, po detyrohen të shtyjnë kuvendet e tyre zgjedhore. Pandemia është arsyeja kryesore që ka bërë që këto parti politike t’i kërkojnë KQZ-së për të lejuar mbajtjen e këtyre kuvendeve në afate të tjera ndryshe nga siç parashihet, shkruan Reporteri.net


    Kërkesën për shtyrjen e këtyre Kuvendeve e kanë parashtruar Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate. KQZ, në mbledhjen e së hënës, miratoi kërkesat e këtyre partive politike. Partitë politike, sipas rregullës zgjedhore të KQZ-së për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, duhet të mbajnë kuvendin zgjedhor së paku çdo 48 muaj, apo çdo 4 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!