×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i saj

    “Paralajmërimi për ardhjen e disa ushtarëve amerikanë”, Osmani: Populli i Kosovës ju pret me zemër të hapur

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 14:07

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur paralajmërimin për ardhjen e disa ushtarëve amerikanë në Kosovë.

    “Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Kjo pasi disa ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!