×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohen erëra të fuqishme në Kosovë, shpejtësia mund të arrijë deri në 110 km/h

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 11:00

    Erëra jashtëzakonisht të fuqishme priten gjatë ditës së sotme në Kosovës.


    Për këtë ka njoftuar faqja që merret me parashikimin e motit “Moti në Gjilan”.

    Sipas kësaj faqje mund të ketë edhe dëme materiale, pasi disa zona shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 110 km/h, shkruan Reporteri.

    Erëra të fuqishme priten në disa qytete të Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    KUJDES! Erëra jashtëzakonisht të fuqishme sot në Kosovë, ku në disa zona pritet të arrijë deri në 110 km/h!!! ⚠️ Priten dëme materiale! ⚠️??

    Si pasojë e ndryshimeve të mëdha në zonat e presionit, midis asaj të ulët në veri të rajonit dhe asaj të lartë në jug, po shkakton edhe erëra të fuqishme tek ne.

    Vrullshmëria e erës e cila parashihet në momente të caktuara në 7 qytetet kryesore si dhe në zonat e cila pritet të preket nga kjo gjendje, janë të radhitura si më poshtë, duke filluar nga më e lehta:
    1. Pejë: 40-50 km/h!
    2. Ferizaj: 40-50 km/h!
    3. Gjilan: 50-60 km/h!
    4. Prizren: 55-65 km/h! ⚠️?
    5. Mitrovicë: 60-70 km/h! ⚠️?
    6. Prishtinë: 65-75 km/h! ⚠️?
    7. Gjakovë: 70-80 km/h! ⚠️??
    8. Shtërpcë: 85-95 km/h! ⚠️??
    9. Dragash: 100-110 km/h! ⚠️??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!