×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron infektologu Sadiku: Kapacitetet spitalore janë duke u mbushur

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 21:15

    Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku ka thënë se kapacitetet spitalore për pacientët me COVID-19 janë duke u mbushur.


    Sadiku në emisionin “Pressing” ka thënë se për dy javë është rritur për 300 numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK.

    “Kemi pas një rritje këto dy javët e fundit, në fillim të marsit kemi pasur rreth 500 pacientë të hospitalizuar, pra për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur”, thotë Sadiku.

    Ai thotë se që 5 muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë që po trajtohet për COVID-19.

    “Që 5 muaj Klinika Infektive nuk ka kapacitete, pra i ka të mbushura gjithmonë”, thotë Sadiku. Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 709 raste të reja me COVID-19 si dhe u shënuan 8 raste të vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!