Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se në 10 ditët e ardhshme, do të përpiqet të kontaktojë me disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump në mënyrë që t’i njoftojë ata me situatën në Kosovë dhe të kërkojë mbështetje për një kompromis të mundshëm, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Unë përsëri do t’i dërgoj letër Presidentit Donald Trump. Do të përpiqem të flas me bashkëpunëtorët e tij më të afërt për situatën në Kosovë dhe do të kërkoj mbështetje për një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq para gazetarëve.
Vuciç tha se është e qartë se Shtetet e Bashkuara, por edhe Gjermania dhe vendet e tjera të Kuintit qëndrojnë pas Kosovës, gjë që sipas tij është një problem kyç për Serbinë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.