×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Paraqitet në polici personi që dyshohej se u rrëmbye mbrëmë në Prishtinë, zbardhen detaje

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 8:37

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrëmbimin e një personi në Prishtinë, rast ky për të cilin raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net.

    Sipas raportit të sotëm të policisë, rasti në polici është raportuar nga shoku i viktimës. Sipas raportimit të tij në polici, viktima është rrëmbyer dhe dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

    Pas disa orësh personi për të cilin dyshohej se është rrëmbyer, është paraqitur në stacionin policor.

    Policia njofton se janë duke e hetuar rastin dhe se aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar.

    “Rr. Fadil Vata, Prishtinë 26.02.2024. Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Dyshohet se një person është kidnapuar sonte në Prishtinë, Policia po heton rastin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!