×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot dhe tre ditët e ardhshme

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 7:05

    Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë tri ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW’së, gjatë këtyre ditëve do të ketë reshje shiu.


    18.05 – Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.

    19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

    20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.

    Reklamë
    21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.

    Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies. Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.

    Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!