Të martën parashihet mot kryesisht me diell, derisa orëve të pasdites me zhvillime të vransirave lokale, aty këtu mund të ketë ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, ndërsa maksimalet, me një rënie të lehtë, shkojnë deri në 30C e 33C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s.
Rrebeshe më të shumta shiu e bubullima përfshinë vendin ditën e mërkurë, me depërtime të masave më të freskëta ajrore, njofton Prishtina Weather.
Lokalisht këto rrebeshe mund të marrin veçori të stuhive me reshje më të shumta shiu, erëra dhe breshër. Temperaturat zbresin në 26C e 27C. Nga dita e premtë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell në fundjavë.
Temperaturat sërish shënojnë rritje graduale në 28C e 29C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.