×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Parashikimi i uljes së temperaturave, shfuqizohet vendimi që ndalonte qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 16:12

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë dhe rrugë Nacionale e Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave, shkruan Reporteri.net.

    Siç ka bërë të ditur Durmishi, kjo ka ndodhur duke parë parashikimin e motit nga IHMK, ku pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.

    Njoftimi:

    Të dashur qytetarë,

    Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim:

    Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

    Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!