×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Aleksandar Jabllanoviqit del kundër Listës Serbe: Deklarata e Vuçiqit është hipokrizi

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 12:22

    Partia e serbëve të Kosovës (PKS), e udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviq, ka kritikuar rëndëVuçiqin për deklaratën e tij të fundit i cili krahason çështjen Kosovë-Serbi me atë Armeni-Azerbajxhan, ku flet për konflikt të ngrirë dhe luftë me Kosovën.


    PKS ndër të tjerash deklaron se: “Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me situatën në Azerbajxhan dhe në Kosovë vlen Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, e njëjta të cilën Prishtina dhe Beogradi po shkelin vazhdimisht në disa segmente”.

    Ata gjithashtu kanë thënë se Kosova mbrohet nga forcat ndërkombëtaretësigurisë dhe Ushtria e Kosovës. “Në Kosovë ekziston prania e forcave ndërkombëtare të sigurisë, të cilat duhet të jenë garantuese e paqes dhe stabilitetit. Por vëmë re se ekziston një formacion i armatosur në Kosovë (Ushtria e Kosovës), i cili është themeluar kundër vetë kushtetutës së Kosovës, por edhe me pëlqimin e heshtur të Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.”

    “Ne shohim hipokrizi të veçantë në pjesën e deklaratës së Presidentit të Serbisë në të cilën ai flet për nevojën për të mos i lënë “fëmijëve tanë” një konflikt të ngrirë në Kosovë” ka shtuar më tej në deklaratë PKS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!