×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Pas 48 orë kërkimesh, gjendet trupi i kapitenit shqiptar që vdiq duke i shpëtuar turistët

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 9:03

    Pas pothuajse 48 orësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

    Trupi u zbuluar gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, i cili nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

    Operacioni u zhvillua me angazhimin e forcave të kërkim-shpëtimit dhe banorëve lokalë, të cilët kërkuan në zonën ku dyshohej se kapiteni kishte rënë.

    Deri në momentin e gjetjes, autoritetet kishin bërë përpjekje intensive për të lokalizuar vendndodhjen e tij.

    Fatkeqësisht, trup i kapitenit u gjet pa shenja jete, duke vënë kështu në përfundim një prej operacioneve më të gjata të kërkimit në këtë zonë.

    Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vijuar nga autoritetet kompetente.

    Si ndodhi ngjarja?

    Pesë turistë izraelitë, të cilët po lundronin me anijen e drejtuar nga Anamali, u hodhën në ujë për t’u larë dhe më pas kërkuan ndihmë për t’u shpëtuar.

    Kapiteni veproi menjëherë dhe arriti të nxirrte nga uji tre prej tyre, ndërsa disa metra më larg shpëtoi edhe dy të tjerë.

    Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa kapiteni 51-vjeçar, Arben Anamali u mbyt gjatë përpjekjes për ti shpëtuar ata./euronewsalbania/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!