×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aksidentit ku vdiqën 4 persona, Policia “blindon” rrugët e Ferizajt

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:44

    Në rrugët e komunës së Ferizajt është parë një numër i madh i zyrtarëve policorë.


    E deri tek shtimi i masave erdhi pas numrit të lartë të aksidenteve që po ndodhin në trafik, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale në Ferizaj, në kuadër të planit operativ ‘Siguria në komunikacionin rrugor 2021’, ka aktivizuar Task Forcën e cila përbëhet nga disa njësi.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në kuadër të planit operativ‘’Siguria në komunikacionin rrugor 2021’, ka aktivizuar ‘’Task Forca’’, e përbërë prej disa njësive : njësisë së biçiklistëve, motoçiklistëve ( skuterëve) , njësisë së komunikacionit rrugor dhe patrulla të stacionit policor të Ferizajt.”, thuhet në njoftim.

    Qëllimi i kësaj Task Force është parandalimi i aksidenteve të komunikacionit rrugor, kontrollimi dhe rregullim i komunikacionit si dhe ndëshkimi i kundërvajtësve në komunikacionin rrugor.

    Kujtojmë se vetëm të dielën e 6 qershorit, pesë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ku viktima më e re ishte një fëmijë i moshës 10-vjeçare.

    Policia vazhdimisht bën apel tek shoferët që të kenë kujdes në vozitje.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    ‘’Siguria në komunikacionin rrugor 2021’’

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në kuadër të planit operativ‘’Siguria në komunikacionin rrugor 2021’, ka aktivizuar ‘’Task Forca’’, e përbërë prej disa njësive : njësisë së biçiklistëve, motoçiklistëve ( skuterëve) , njësisë së komunikacionit rrugor dhe patrulla të stacionit policor të Ferizajt.

    Qëlllimi i kësaj ‘’Task Forca’’ është parandalimi i aksideneteve të komunikacionit rrugor, kontrollimi dhe rregullimi i komunikacionit, si dhe ndëshkimi i kundërvajtësve në komunikacionin rrugor , bazuar në ligjin e komunikacionit.

    Këto masa, janë shtuar, shkak i rritjes së numrit të aksidenteve, si dhe kundërvajtjeve të shumta në komunikacion rrugor.

    Përmbledhje e aktiviteteve:

    – Pika kontrolli – 46

    – Vetura të kontrolluara – 339

    – Persona të legjitimuar – 445

    – Gjoba të shqiptuara – 167

    – Raste të inicuara – 2

    – Konfiskime të automjeteve – 3

    – Automjete të dyshimta – 2

    Ndërkaq, në kuadër të këtyre aktiviteteve, është ndaluar një person A.M ( M/SH/K) , 22 vjeçar, i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ .

    I njejti , pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit për 6 muaj.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor.

    Tani, që pritet të kemi fluks më të madh të qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugë , ‘’Task Forca ‘’ do të jetë në rrugë çdo ditë , deri në përfundim të sezonit veror , për të monitoruar dhe kontrolluar komunikacionin rrugor.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!