Pas emërimeve politike në borde nga VV, reagon Imer Mushkolaj: Kështu nuk çkapet shteti

Emërimet e djeshme të dy zyrtarëve të VV-së në bordet e Infrakos dhe Ujësjellës, kanë ngjallur reagime të ashpra të opozitës por edhe të analistëve politikë.


Për këtë, ka reaguar edhe analist Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se emërimet e tilla politike i takojnë modelit që, sic thotë ai, qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor, shkruan Reporteri.net.

Sipas Mushkolajt, kështu nuk bëhet çkapja e shtetit, term ky i kultivuar prej vitesh nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe, janë zyrtarët Mentor Hyseni dhe Artan Dermaku që u futen në borde të Ujësjellësit, respektivisht në Infrakos./Reporteri.net