Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e PDK’së bëhet e ditur se konferenca mbahet në selinë qendrore të partisë, në orën 18:00.
Në njoftimin për media, PDK nuk ka treguar arsyen e kësaj konference.
“Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. Konferenca do të mbahet në zyrat e Selisë Qendrore, në ora 18:00”, thuhet në njoftim.
Konferencë për media, e që pritet të nis pas pak ka thirrur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata nuk kanë specifikuar temën, por kanë thënë se kjo do të jetë konferencë urgjente.