Sipas vendimit aktual në fuqi me 4 maj pritet të përfundon kufizimi i lëvizjes.
Pikërisht në këtë datë, faqja “10 Milion Shqiptarë” në Facebook e krijuar në mbështetje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 për të kundërshtuar çfarëdo mundësie për qeveri, përveç zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi:
Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19), të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një Qeveri ligjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit te Kosovës. Mos e shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll !! Jemi lodhë krejt Kosova.
Prandaj shpërndaje edhe ti këtë event dhe të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të Republikës sonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.