×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas PDK-së, sallën e lëshojnë edhe LDK e AAK

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 13:00

    Pas deputetëve të PDK-së, sallën e kuvendit e kanë lëshuar edhe deputetët e LDK-së dhe të AAK-së.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas publikimit të vlerës së koeficientit, nuk mendojnë se është normale që seanca të vazhdojë.

    “Koeficienti i pagave as për së afërmi nuk adreson cështjen e inflacionit që ka ndodhur në këto dy vite ku jeta e qytetarëve të varfër të Kosovës është bërë ferr. Pra, të paktën është dashur ta adresojë inflacionin i cili për produktet bazë ka mbërri rreth 80 për qind”.

    “Në këto rrethana nuk mendoj se është normale të vazhdojë seanca dhe ne të bëhemi sikur gjithcka është normale. Ne mendojmë se kjo seancë nuk duhet të vazhdojë dhe mos na konsideroni si pjesë të kourumit për ta filluar seancën”, është shprehur Gashi, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, ai tha se nga një qeveri që e glorifikon Oliver Ivanoviqin, një person të dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, nuk duhet të pres askush më shumë.

    “Në një qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviq, një person i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Nga një qeveri që e mbron krimin e korrupsionin e Martin Berishajt. Nga një qeveri që e dyfishon tatimin në pronë dhe dëmton qytetarët, nga një qeveri që kap shtetin, sic ishte rasti me RTK-në, nuk besoj se është dashur të pres dikush më shumë e aq më pak me u zhgënjy”.

    “Është ditur dhe pritur që kjo qeveri që glorifikon krimin ndaj shqiptarëve, që mbron korrupsionin e Martin Berishajt e shumë të tjerëve dhe që nuk merr asnjë masë që lehtëson jetën e qytetarëve, nuk mund të presësh që të ketë zgjidhje për pagat në sektorin publik”, është shprehur Gashi, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërsa, në lidhje me caktimin e vlerës së koeficientit, nuk u pajtua as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët e së cilës po ashtu lëshuan sallën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!