×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas publikimit të dokumenteve sekrete nga Kurti, gazetari Buzhala paralajmëron: Java më e rrezikshme për shtetësinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 13:30

    Publikimi i dokumenteve sekrete nga Qeveria e Albin Kurtit, po konsiderohet se ka sjellur një moment të jashtëzakonshëm në Kosovë.


    Gazetari Berat Buzhala po thotë se, pas këtij veprimi, kjo do të jetë java më e rrezikshme për shtetësinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, inicimi i shkarkimit të Thaçit nuk lidhet me këtë çështje që e publikoi Kurti, por thotë se fshihet diku tjetër. Ndërkohë, ai thotë se LDK-ja mund “të na shpërtojë edhe një herë”.

    “Gjeja ma e lire edhe me e lehte ne kete moment eshte me kerku shkarkimin e Thacit. Plot llajka mundesh me marre. Mirepo arsyeja e vertete perse sot dhe perse kete jave po kerkohet nje gje e tille fshihet dikund tjeter. E lexoni ne Express pasdite. Kjo eshte java me e rrezikshme per shtetesine e Kosoves qe prej kur Kosova e ka shpalle pavaresine. Lidhja Demokratike e Kosoves – partia e jeme e preferume – mundet me na shpetu edhe njehere. Le te shkoje – tek e fundit – vendi ne zgjedhje”, ka thënë Buzhala.

    Sidoqoftë, Albin Kurti me anë të një komunikatë njoftoi se e ka informuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, për dokumentet që tregojnë komunikimin e Thaçit me ish-shefin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

    Kurti beson se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën kur me këto dokumente i ka garantuar NATO-s se FSK nuk do të shkojë në veri pa marrë leje. Për këtë, nuk ka reaguar akoma Zyra e Presidentit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!