×
  • Lajme
  • Lajme / Ka nisur në ora 16:00

    Pas takimit me Osmanin, Abdixhiku mbledhë kryesinë e LDK’së

    Reporteri
    18 Dhjetor 2023 | 16:18
    Foto ilustrim nga arkiva

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhjen e kryesisë për sot në orën 16:00. Kjo është mbledhja e parë që kryesia e re e po e zhvillon pas emërimit të tyre me 9 dhjetor. 

    Siç mëson gazeta Reporteri.net, mbledhja e cila ka nisur para pak minutave është thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.

    Pos tjerash, në këtë mbledhje, Lumir Abdixhiku do të informojë kryesinë e re të LDK’së për takimin që kishe pak orë me parë me presidenten Vjosa Osmani.

    Kjo është mbledhja parë e kryesisë  së re të LDK-së, pas emërimit të tyre që me 9 dhjetor nga Këshilli Drejtues i kësaj partie.

    Osmani pret në zyre Abdixhikun: Në draftin e Asociacionit të mos lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë Kosovën

    Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot se ka zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, me – siç ka njoftuar Presidenca – qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend.

    “Në takim me kreun e LDK-së, Presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhiku për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme”.

    Më tej, sipas njoftimit, Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit.

    “Z. Abdixhiku e ka njoftuar Presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”.

    Pos me Osmanin, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot është takuar për një drekë pune edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    “Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku. /Reporteri.net/.

    Abdixhiku në drekë pune me Hovenierin: Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!