×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Murtez Zekolli zgjedhet kandidat për Kryetar të Suharekës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 21:47

    Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë ka nominuar unanimisht Murtez Zekollin për kryetar të këtij qyteti.


    Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga kjo degë e PDK-së në këtë Komunë.

    “Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.

    Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.

    Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.

    Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.

    Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë.

    PDK, Therandë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!