×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 22:13

    Pas gati gjashtë orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së.


    Ata kanë vendosur që mos ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Pas mbledhjes për mediat është deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj.

    “Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që KD i PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente.”, tha Hoxhaj.

    Në këtë mbledhje maratonike, Hoxhaj ka thënë se kanë marrë disa vendime të rëndësishme.

    “Kemi pasur një mbledhje të mirë të KD. Kemi nxjerre tre katër vendime. KD ka ngarkuar PDK që të del me një dokumebnt strategjik se si të ndodhë reforma në PDK. Kemi marrë vendim që ta kemi një strategji të detajushme që si të bëjmë opozitë. Kemi miratuar një kalendar për zgjedhjet komunale”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj po ashtu ka bërë të ditur se Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë, por një kërkesë e tillë nuk është përkrahur nga anëtarët e tjerë të këshillit.

    I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të shtetit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se “nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, por politikën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!