×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Peci i serviloset pak Kryeministrit Kurti: Është pakrahasimisht më i mirë se Isa Musatafa

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 18:55

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka lavdëruar punën e vartësit të tij, Albin Kurti, teksa shtoi se komunikimi me të gjithmonë është bërë në bazë të mirëkuptimit.

    Peci tha se prej kohës kur ai është në krye të ministrisë së Bujqësisë, përveç që i ka duart e lira ai e ka edhe dorën e përkrahjes nga Kurti.

    Sa i përket raporteve mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, Peci tha se është raporti më i shëndosh prej se kanë ekzistuar këto dy institucione.

    “Nuk mbaj mend në periudhën e pasluftës, në krijimin e institucioneve para dhe pas pavarësisë të ketë pasur një komunikim e komunikim kaq të mirë”, është shprehur Peci.

    Tutje, i pyetur se kush ka qenë më i mirë në detyrën e kryeministrit, Albin Kurti, apo Isa Mustafa, Peci tha se Kurti pakrahasimisht është më i mirë se Mustafa.

    “Për hir të korrektësisë, s’kam pasur përgjegjësi ekzekutive por kam qenë pjesë edhe kur Isa Mustafa ka qenë kryeministër, por kam qenë kundër idesë që ai të jetë kryeministër por edhe LDK-ja të jetë në partneritet me PDK-në dhe pashmangshëm dhe pakrahasimisht mendoj se Albin Kurti është kryeministër më i mirë se Isa Mustafa”, është shprehur Peci.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!