×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 5 ditë, mblidhen mbi 15 mijë nënshkrime për tërheqjen e parave nga Trusti

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 20:29

    Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin përmes së cilit kërkohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trusti.

    Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iniciues i nismës për ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Kursimet Pensionale, i cili mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

    “I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    “Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shkroi Haxhiu.

    Projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita votoi kundër.Qeveria po e kundërshton tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi sipas saj, ato janë për moshën e pleqërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!