Nga 20 euro në muaj do t’i ndajë qeveria për çdo fëmijë nën moshën dy vjeçare, tash e tutje.
Kurse nga viti i ardhshëm, shteti ka paraparë shtesa prej 10 eurove edhe për fëmijët nën 16 vjeç. Por këto do të aplikohen gradualisht nga 2022-ta.
Kjo ndihmë po mirëpritet nga prindërit e rinj, ani pse shuma është simbolike, por që mund t’i mbulojë disa shpenzime, qoftë për produkte që blihen në market, qoftë për ato farmaceutike.
Kjo dhe pagesat prej 170 euro në muaj për nënat lehona po duartrokiten nga organizata që merren me këto kategori. Por në KOMF presin që ndihmat të rriten në të ardhmen.
Aplikimi për përfituesit e shtesave do të hapet nga dita e shtunë.
https://www.youtube.com/watch?v=h8POqUR_f54
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.