Policia e Kosovës gjatë javës që lamë pas ka kryer aksione të ndara në lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Nga aktivitetet policore është arritur që të sekuestrohen 20 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Gjatë periudhës së njëjtë janë realizuar 226 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në komunikatën për media.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4,864 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.