×
  • Lajme
  • Lajme

    Për rastin e plagosjes së të riut shqiptar nga Medvegja janë informuar edhe mekanizmat ndërkombëtar

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 12:53

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e 34 vjeçarit Milazim Murati në Kufirin me Serbinë.


    Milazim Murati, me prejardhje nga Medvegja është plagosur me armë zjarri nga persona të uniformuar që dyshohet se janë Policia serbe, derisa ishte duke prerë dru në një mal në  brezin kufitar mes fshatrave Shahiq, Republika e Kosovës, dhe Starabajë fshat që ndodhet në territorin e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas policisë për rastin janë njoftuar të gjitha autoritet kosovare, madje edhe mekanizmat ndërkombëtar.

    “Në Stacioni policor në Kamenicë me 29 tetor 2019, është marr një informatë se në brezin kufitar mes fshatrave Shahiq, Republika e Kosovës, dhe Starabajë fshatë që ndodhet në territorin e Serbisë, kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima shqiptar shtetas i Kosovës dyshohet se derisa ishte duke prerë dru ishte gjuajtur me armë zjarri nga persona (sipas viktimës) të uniformuar. Viktima ishte transportuar për në Qendrën Spitalore në Gjilan, e më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë për shkak të gjendjes së rënduar. Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, si dhe janë njoftuar mekanizmat ndërlidhës ndërkombëtar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërkohë familjarët e të riut shqiptar gjatë ditës së djeshme kanë thënë se Milazimi është plagosur nga një polic serb, me të cilin edhe më parë kishte pasur konflikt. Ata kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!