Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk është punë të hiqen listat e pritjes për pacientët.
Shneta ka publikuar dy ankesa nga pacientë pasi janë vendosur në listë të pritjes për diagnostikë në Klinikën e Radiologjisë në QKUK.
Madje rasti i njërit prej tyre është skandaloz për faktin se i është kërkuar rezonancë magnetike për diagnostikimin e trurit, por për ta bërë një gjë të tillë atij do t’i duhet të presë deri më 1 gusht të vitit të ardhshëm.
Kështu atij i është caktuar data pas më shumë se tetë muajsh nga zyrtarët e klinikës. “MRI e trurit, 01.08.2022 ora 13:00”, është shkruar në dokumentin i cili mban vulën e klinikës.
Një tjetër rast me pritje të gjatë është edhe një pacient i cili ka nevojë të kryej një rezonancë magnetike të gjurit. Atij i është caktuar termini më datën 22 korrik të vitit të ardhshëm.
Pacientëve nuk iu është dhënë ndonjë sqarim për këto pritje të gjata, ndonëse më parë nga kjo klinikë patën deklaruar se janë hequr listat e pritjes për MRI.
Ndryshe në QKUK janë dy rezonanca magnetike, njëra e vendosur në klinikën e Onkologjisë dhe tjetra në klinikën e Neurologjisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.