Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.
Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se pas procesimit të 23.40 % të votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota apo 49.30%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 3,535 vota apo 29.19%.
Rritje të lehtë ka Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ka siguruar 980 vota apo 8.09%, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë 710 vota apo 5.86%.
Procesi i numërimit është duke vazhduar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.