Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të sotme ti dërgojë LDK-së letrën në të cilën ia kërkon emrin e kandidatit për ta nominuar për Kryeministër për të formuar për Qeverinë e re.
E për të caktuar këtë emër, LDK ka mbledhur kryesinë e saj, ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat.
Ajo që ka mësuar Gazeta Online Reporteri, nga burime brenda takimit, kreu i kësaj partie Isa Mustafa, nuk ka pranuar propozimin që ai të jetë mandatar për kryeministër.
Tani është duke u diskutuar për emra të tjerë, dhe pasi të vendoset, kryesia këtë emër të ja dërgojë Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që ta votojë si mandatarin për formimin e qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Emrat që janë duke u diskutuar aktualisht për t’u mandatuar për këtë post, mësohet se janë Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.