×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Përfundon ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore, i aftë të përballet me gjykimin

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 10:52

    Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

    Në raportin që është publikuar në media, tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo të përhershëm.

    Raporti konstaton se Murseli  pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të kuptojë akuzën dhe të përballet me gjykimin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Tek Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive apo alkool.

    “Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

    I njëjti, thekson raporti,  është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm.

    “I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti”, thuhet në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Naim Muselit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!