×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 13:57

    Ka përfunduar për këtë javë gjykimi për krime lufte ndaj Salih Mustafës që po zhvillohet në Hagë.

    Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është bërë e ditur se seanca e caktuar për të premten është anuluar.

    Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se seanca e radhës në këtë rast mbahet më 22 nëntor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, gjatë kësaj jave, dëshminë e saj e ka dhënë dëshmitarja e shtatë e mbrojtur, e cila ka dëshmuar lidhur me procesin e zhvarrimit të një kufome.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!