×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e kryesisë, pas pak votohet në Kuvend Qeveria Kurti 2

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 16:55

    Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku është marrë vendim që në ora 17:00 të mbahet seanca plenare.


    Në këtë seancë pritet të votohet Qeveria Kurti 2.

    Ishte VV që propozi që seanca të mbahet prej prej orës 17:00, çka është mbështetur nga Kryesia.

    Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.

    Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

    Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!