×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, këto janë tri pikat që u diskutuan

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 14:35

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, e cila udhëhiqej nga kryetari Isa Mustafa.


    Sipas njoftimit për media, në Kryesi u diskutuan tri pika të rendit të ditës. Një ndër to është edhe informimi mbi ecurinë e bisedave me Lëvizjen Vetëvendosje, me partinë të cilën dje janë përmbyllur ciklet e takimeve të përbashkëta për një koalicion të mundshëm.

    Dy partitë që dolën të parat, Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë tashmë kanë mbajtur gjashtë takime për të përafruar programin qeverisës të udhëhequr nga këto dy subjekte politike.

    Ndërsa mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, pritet të ketë deklaratë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!