×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon numërimi i votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje del e para

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 20:13

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para.


    Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 2083 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka grumbulluar 1053 vota. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota nga 4451. Koalicioni AAK-PSD ka 281 sosh. E koalicioni tjetër Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka 187 nga 4451 vota.

    Ja tabela e përgjithshme.

    LVV – 2083

    LDK – 1053

    PDK – 555

    AAK, PSD – 281

    NISMA – 187

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!