Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në nivel të liderëve në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Liderët e dy partive politike bashkë me ekipet e tyre kanë përfunduar takimin dy orësh, pas të cilit ne një prononcim për media, ku nuk nuk u lejuan pyetjet, thanë që ka frymë të mirë bashkëpunimi, ndërsa palët do te takohen intensivisht deri ne arritjen e marrëveshjes finale.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa para mediave tha se e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mustafa ka thënë se LDK dhe VV janë pajtuar për ndryshimet që duhet të ndodhin në Kosovë në të gjitha sferat e jetës, mirëpo ka potencuar që bisedimet mes këtyre partive do të vazhdojnë edhe më tutje.
Në anën tjetër pretendenti për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti tha se me LDK-në u morën vesh për një takim tjetër gjatë ditës së nesërme.
Kurti po ashtu shtoi se janë dakorduar gjithashtu që të takohen intensivisht të dy kryetarët që të punojnë për një marrëveshje përfundimtare, /Reporteri.net